INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Stresi pas 'hekurave'/Gjykata jep masën arrest me burg për reperin [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 19-10-2018

Reperi shqiptar i njohur si Stresi, është përballur sot me masën e sigurisë "arrest me burg" pranë Gjykatës së Tiranës.


Arkimed Lushaj u arrestua pas një hetimi disa mujor nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, ndaj një grupi kriminal. Arrestimi i tij u bë i mundur në një hotel në Linzë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit atij ju gjet një sasi e vogël kokaine, një pistoletë si dhe 12 fishekë.

Burime për mediet bëjnë me dije se reperi nuk ka dhënë deklarata në gjykatë, por përmes avokatit ai ka mohuar zotërimin e armës.

Lidhur me arrestimin e Stresit, reagoi dhe nëna e tij e cila e quajti "hakmarrje 24 orëshe", pasi bashkëshorti i saj kishte paditur deputetin e partisë socialiste, Taulant Ballën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059