INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Shihemi së shpejti!", STRESI postoi nga burgu? Ja e vërteta e fotos që i çuditi të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 16:27 24-10-2018

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet ndryshe ‘Stresi’, prej një jave ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Por edhe pse në qeli, Stresi është bërë i gjallë në rrjetet sociale duke postuar arritjen e fundit në karrierën artistike.

Bëhet fjalë për arritjen e 1 milion klikimeve me këngën e nxjerrë së fundi në festivalin “Kënga Magjike” kushtuar nënës së tij “Të du mom”.

Por si është e vërteta e këtij postimi?

Menaxheri i njohur i Stresit, Anestezion Bekteshi ka folur për Panorama dhe ka sqaruar se ai është autor i postimeve dhe tregon se menaxhimin e rrjeteve sociale të reperit ka vite që e bën.

“Çdo herë jam kujdesur për rrjetet sociale të Arkimedit shumë herët, unë kam qenë ai që e ka ndihmuar dhe kur i vodhën llogarinë që ja riktheva sërish. Kam shumë vite që menaxhoj rrjetet sociale të tij. Mediat sot e kanë keq interpretuar postimin e tij”, tha ai.

str.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834