Dihej se reperi Stresi ishte pjesë e labelit kundërshtar me “OTR”, "Babastars”, por si duket jo më!
Këtë e kuptojmë nga statusi i fundit i të vetëquajturit “Bad Boy for life” ku thotë: “Nuk më duhet asnji Label, Jom Tek Pull. S’marr pjes n'grupin e k**vave. Kallxom cili rreper prej jush i ka hormonet e burrave”. Para dy javësh Stresi ishte i ftuar në emisionin “Zone e lirë” ku ndër të tjera u shpreh edhe se nga gjithë labeli “Babastars” marrëdhënie të mirë kishte vetëm me Getoarin dhe me Cozman. Të ketë ndikuar vallë kjo deklaratë e tij në largimin e reperit nga ky label?