Ata të dy tashmë nuk janë rivalë vetëm në muzikë.
Duket se ky do të jetë viti i Stresit dhe këtë e ka shprehur ai vetë. Pasi la pas problemet me policinë dhe arratisjen e fundit, reperi iu është rikthyer seriozisht projekteve të reja në muzikë. Përpos klipeve të lançuara deri tani, ai ka nisur punën edhe për xhirimet e radhës. Por jo vetëm kaq. Pasi blerja e Ferrarit nga Noizy bëri shumë zhurmë në media, Stresi sapo i bëri “diss” këtij të fundit me blerjen e re. Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Porche Carrera S”, e cila kushton plot 103,400.00 dollarë dhe të cilën e ka publikuar edhe në profilin e tij të Instagram.