Mund të cilësohet si “badboy 4 life”, por kjo nuk do të thotë që ai nuk është romantik. Ai është përfolur shpesh herë për marrëdhëniet e tij por asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin apo fytyrën e të dashurës, të paktën deri dje. Reperi i njohur ditën e djeshme vendosi të zbulojë fytyrën e vajzës që dashuron duke postuar një foto me të në “Instastory”. "Kjo është dashuria ime e vetme", shkroi ai.
E si të mos mjaftonte ai postim, Arkimedi ka publikuar një tjetër foto me të dashurën në Instagram dhe përsëri me fjalë të ëmbla: “Kjo këtu është jeta ime”.
Miqtë e kanë uruar ndërsa shumë ndjekës i kanë sugjeruar ta bëjë edhe ai një dasmë në valën e dasmave të VIP-ave të showbiz.