Edhe pse zgjodhi t’i largohej jetës së rrugës, duket se Stresi do të vazhdojë të jetë një ‘bad boy’ i përjetshëm.
Pas një kontrolli ‘blic’ që policia bëri në banesën e tij, Arkimedi është shoqëruar për në komisariat.
Policia e Tiranës e ka shoqëruan në polici Arkimed Lushajn së bashku me disa të rinj të tjerë, pasi në lokalin ku qëndronin janë gjetur disa doza lënde narkotike kokainë.
Stresi mbrëmjen e sotme duhet të ishte në një koncert live që do të mbahej në Shkodër, por pas incidentit të fundit duket se kjo nuk është e mundur.