Stresi është nga ata artistë të cilët nuk pëlqejnë të zgjohen nga gjumi dhe të ecin pa u vënë re.
Këtë mëngjes ai e nisi me një “spllif” dhe nuk e pati fare problem ta konsumonte cigaren e tij “magjike” nëpër rrugë. Jo vetëm kaq por ai shkrepi edhe këtë foto duke shkruar poshtë saj “Mirëmëngjes shtetit shqiptar”. Nuk e dimë me siguri nëse ai ka përshëndetur shtetin sepse thjesht ka shumë dashuri për të dhënë apo është një provokim i rradhës. Kujtojmë se konsumimi i marihuanës është i ndaluar me ligj në Shqipëri… Po ç’lidhje ka kjo në fund të fundit?!