INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi shkaktar i shfaqjes së diabetit

Stresi shkaktar i shfaqjes së diabetit

Publikuar më: 11:00 09-02-2016

Stresi është armiku i shfaqjes së diabetit të tipit 2. Gjatë një studimi, psikologët kanë intervistuar më shumë se 1.5 milion meshkuj në Suedi, për të parë se si ata e përballojnë stresin. Këta të fundit i mbajtën në vëzhgim për 25 vite, që të kontrollojnë zhvillimin e diabetit tek ata.

Meshkujt, që do të menagjonin stresin më keq, kishin 1.5 gjasa më shumë për tu sëmurë, sesa ata që janë më elastikë. Stresi kronik dëmton aftësitë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, thotë autori i studimit, Casey Cromp.

Kjo ndodhë sepse niveli i lartë i kortisolit, hormoni, që luan rol në përgjigjen ndaj stresit, rritë nivelin e sheqerit në gjak.

Prandaj, kur jeni gjatë gjithë kohës në ankth, trupi nuk e ulë dot në nivelin normal sheqerin në gjak.

Dr.Cromp thotë se edhe kequshqyerja luan rol të rëndësishëm. Njerëzit e stresuar kanë më shumë gjasa që të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme, që do të ndikonin në rritjen e peshës, gjë që çon në rezistencën e insulinës.

Article Logic
Execution time: 0.0021259784698486