INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi shpërthen në të shara ndaj kryeministrit Rama 'live' në emision dhe ka një arsye të fortë

Stresi shpërthen në të shara ndaj kryeministrit Rama 'live' në emision dhe ka një arsye të fortë

Publikuar më: 16:44 22-07-2019

Pas daljes nga qelia, Stresi është rikthyer sërish fuqishëm në tregun muzikor. Deklaratat e tij pas burgut kanë qenë të pakta për shtypin, por i ftuar në emisionin “72 Sen”, reperi ka sqaruar gjithçka duke mos u përmbajtur aspak për ndodhitë në jetën e tij deri në këtë moment.

Teksa ka shpejguar se eksperienca e burgut e ka pjekur shumë si njeri, reperi nuk ka ndejtur pa sulmuar procesin e drejtësisë duke shpjeguar se fakti që ai ndodhej në qeli kishte si organizator vetëm një njeri dhe ai ishte kryeministri Edi Rama. Stresi më tej ka shpjeguar se ai po kryente një burg politik, i inskenuar nga qeveria dhe më pas ka shpërthyer në të shara:

“Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik”, ka thënë ndër të tjera Stresi teksa më vonë ka shpërthyer në të shara kundër kryeministrit Edi Rama.

“Jam nën hetim se kështu është procesi në Shqipëri. Por e kanë parë që s’kam lidhje, 6 muaj hetime, kanë parë, kanë ndërhyrë njerëz për mua, se normale jam i pafajshëm. Nëse të mbyllin hetimet me atë nen, në Shqipëri s’gjen dot drejtësi. Unë kam dalë hapur dhe i kam thënë padrejtësitë. Zoti është i madh, për mua ranë të gjitha akuzat. Unë shkova në Gjykatë me mospranim k.ri.m.i, më liruan me kusht, se më panë që s’kisha lidhje. Më vunë në burg pa afat. Unë e dija, që kur më erdhën në hotel, se unë filani s’shpëtoja pa bërë burg. Policia u soll mirë, edhe ata janë djem nënash. Unë jam kundra shtetit, s’ka lidhje me policat. Por kur polici sillet keq edhe ne sillemi keq. Se s’ka arsye të sillet keq, janë paragjykues më kanë paragjykuar.”, ka përfunduar ai.

-640-0-5d358f474a1a2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215