INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi tha ''nuk ka shans me kon mo'', por me shprehjen e TAYNA-s, mos vallë Keisi sapo ''thumboi'' reperin? [FOTO]

Stresi tha ''nuk ka shans me kon mo'', por me shprehjen e TAYNA-s, mos vallë Keisi sapo ''thumboi'' reperin? [FOTO]

Publikuar më: 19:22 26-08-2019

Prej disa javësh, kryefjala e mediave është bërë ndarja e bujshme e reperit Stresi me partneren e tij, Keisin. Vetëm një muaj pasi Stresi u lirua nga burgu, mes dyshes nisën problemet. Ata i hoqën të gjitha fotot me njëri-tjetrin, nuk ndiqeshin më në Instagram dhe Keisi u largua për në Kanada.

Çifti në fjalë gjithashtu nisën thumbimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe ditën e sotme Stresi ka publikuar një video.

“Nuk ka shans me kon mo”, thotë reperi ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e Elvana Gjatës, “Mike”.

Ndoshta Stresi është munduar të thotë se gjërat mes tyre kanë përfunduar me të vërtetë, por një postim i Keisit na intrigoi pak.  Keisi ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, krahas së cilës jep një mesazh të fortë për reperin:

“Edhe femnën un ta marr, e kom fanse.”, shkruan Keisi, fjalë të shkëputura nga kënga e fundit e Taynës me Dafina Zeqirin.

kojt.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0023138523101807