INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi tregon preferencat për “Kënga Magjike 2017”

Stresi tregon preferencat për “Kënga Magjike 2017”

Publikuar më: 21:03 26-11-2017

Këto javë artistët po paraqesin këngët e tyre me të cilat do të marrin pjesë në kompeticionin “Kënga Magjike 2017”.

Nga ata artistë që deri tani kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në këtë festival, shihet se do të ketë sfida të forta.

Në mesin e artistëve që po marrin pjesë në këtë edicion të ‘Kënga Magjike’ janë edhe Elhaida Dani, Filloreta Raçi-Fifi, Besnik Qaka-NRG Band, Samanta Karavella, Çiljeta Xhilaga dhe Stresi, ky i fundit në duet me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën.

Edhe pse janë konkurrentë, disa prej artistëve nuk e kanë fare problem të tregojnë hapur se kë prej artistëve e mbështetin në këtë festival.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka bërë të ditur se cilat janë dy këngët që ai i pëlqen në këtë festival, e para është kënga e tij “Sa herë e don” dhe tjetra është kënga“E ngrirë” nga Elhaida Dani.

dl_g934.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0024559497833252