Stresi është arrestuar nga policia pasditen e së mërkurës me akuzën se është anëtar i një grupi kriminal në Tiranë. Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.
Pas kësaj kureshtja ishte e madhe se çfarë qëndrimi kishte Kejsi e fejuara e Stresit, por ajo tregoi mbështetjen për partnerin e saj dhe familjen e tij me anë të disa reagimeve në instastory.
Ndërkohë e reja vazhdon ta tregojë mbështetjen e saj krah familjes Lushaj dhe këtë gjë e ka treguar me anë të një fotoje që ka publikuar sot krah vjehrrit të saj, Sali Lushajt. Kejsi shihet e buzëqeshur krah tij dhe nga fotoja duket se ata po konsumojnë një drekë, dhe po shijojnë disa gota verë.