Stresi prej disa ditësh është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga policia. Arkimed Lushaj, i njohuri me emrin e artit ‘Stresi’, u prangos nga FNSH në një hotel KU ndodhej me një femër në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.
Duke qenë se reperi është i martuar me Kejsin prej disa muajsh, u mendua se kjo çështje do të ndikonte në marrëdhënien e tyre por nuk ndodhi kështu. Këtë na e tregoi mjaft mirë Kejsi me reagimet e saj në Instagram dhe të njejtën gjë deklaroi edhe babai i reperit në emisionin “SevenBizz”.
I pyetur nga Meriton Mjekiqi për reagimin e Kejsit ai u shpreh: “Ajo e ka marrë me shumë sportivitet sepse e njeh Stresin dhe në asnjë sekondë nuk është ndarë nga ne”