IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Stresi viziton nga afër banorët e Bubqit: 'Shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat ...'

Stresi viziton nga afër banorët e Bubqit: 'Shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat ...'

Publikuar më: 13:01 30-11-2019

Reperi i njohur, Stresi ka vendosur që të jetë pranë të dëmtuarëve nga tërmeti. Reperi ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video në të cilat shfaqet në fshatin Bubq pranë njerëzve dhe shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Jo rrobat e trupit po shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat”, ka shkruar artisti krah videos ku duket se ka përqafuar një të moshuar. Në pamjet e radhës Stresi ka ndarë problematikat e vendit dhe dëmtimet e mëdha që kanë pësuar shtëpitë e banorëve në Bubq.

Postimet në rrjetet sociale dhe mbështetja e personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar ka qenë tepër e madhe, ndërsa një pjesë e tyre i kanë përdorur llogaritë në ‘Instagram’ dhe për të shpërndarë informacione rreth ndihmave të shumta që janë ofruar nga shqiptarët.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381