Gjithë kohës ka mbajtur epitetin ‘bad boy’ ndërsa tani e tutje nuk e dimë a do të ketë të njëjtin efekt kjo nofkë tek ai.
Stresi numëron jo pak femra në jetën e tij, por është dashuruar kokë e këmbë me vajzën me të cilën shpalli fejesën.
Edhe pse mundohet ta mbajë sa më private, ai nuk i kursen dedikimet e dashurisë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, Kejsin.
“Personi im i preferuar’, shkruan ai mbi foton e postuar së fundmi duke iu drejtuar të fejuarës.
Nëse kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë Stresin e dikurshëm, shohim sa i transformuar duket ai sot dhe e gjitha falë dashurisë.