Kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga përfundimi i protestës së studentëve, shumë prej kërkesave të tyre mbeten të paplotësuara. Studentë nga tre universitete ai i Tiranës, Politiknik dhe Universiteti i Mjekësisë, shprehen se qeveria nuk i është përmbajtura premtimeve të ndërrmara në kuadër të Paktit për Universitetin.
Pikërisht për këtë arsye, ata thonë se do të organizohen sërish në protestë.
"Mundësia për tu ringritur është më aktualë se kurrë. Këshillat studentorë do të mblidhen sërish për të dhënë një afat për rifillimin e protestave", janë shprehur ata për Ora News.
Studentët shprehen se gjendja në universitete vijon të mbetet e njejtë edhe pas protestës.
"Ne si studentë këtë herë nuk do të luftojmë vetëm por do kemi dhe përkrahjen e pedagogëve. Ne paguajmë akoma, kemi të njëjtët problematika në Universitet", vijojnë ata.