INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e Arkitekturës dhe Shkencave të Natyrës në protestë, nuk binden me datën e tarifave[FOTO]

Studentët e Arkitekturës dhe Shkencave të Natyrës në protestë, nuk binden me datën e tarifave[FOTO]

Publikuar më: 10:38 05-12-2018

Edhe sot studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikë kanë lënë mësimin. Ata shpresonin se Dekanati do të plotësonte kërkesën e tyre që data e pagesës së tarifës shkollore të ndryshonte. Por me sa duket afati 24 orë përfundoi dhe ata dolën në oborrin e Fakultetit për të vijuar bojkotin e mësimit dhe protestën. Një ditë më parë ata mësuan se pagesën e vitit shkollor do ta kryenin brenda 15 dhjetorit, por jo të gjithë i kanë gati paratë pasi vitin e shkuar ata shlyenin paratë para sezonit të parë të provimeve në fund të muajit janar. Ndërsa sot protesta është përshkallëzuar pasi në rrugë kanë dalë dhe studentët e Shkencave të Natyrës. Ata pasi qëndruan për dy orë para Fakulteteve të tyre dhe nuk gjetën zgjidhje të kërkesave janë drejtuar tek Ministria e Arsimit.

studeokkkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438