INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e Durrësit do të paguajnë më pak para për provime…

Studentët e Durrësit do të paguajnë më pak para për provime…

Publikuar më: 01:00 30-11--0001

Të gjithë studentët që studiojnë apo ata që do të bëhen pjesë e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga ky vit i ri akademik do të paguajnë më pak para.
Ata nuk do të paguajnë më tarifë për provimet e mbartura që i japin për herë të pare dhe është hequr edhe tarifa vjetore për studentët e viteve të katra e më lart, të cilët do të paguajnë vetëm tarifën përkatëse për lëndën e mbartur, pra ata nuk do të paguajnë më tarifën vjetore.
Kjo i jep fund problemit që shqetësonte shumë studentë, të cilët detyroheshin të paguanin të plotë tarifën e një viti studimi, megjithëse mund të kishin vetëm një lëndë të mbartur, të cilën duhet ta frekuentonin gjatë vitit pasardhës dhe po ashtu duhet të paguanin edhe një tarifë shtesë për të, si lëndë e mbartur kur të futeshin në provim.
Lajmin e bën të ditur vetë rektorja e universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski.

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566