INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e Durrësit ''gozhdojnë'' Lleshajn: Na helmove, pse truprojat tuaja po ushtrojnë dhunë

Studentët e Durrësit ''gozhdojnë'' Lleshajn: Na helmove, pse truprojat tuaja po ushtrojnë dhunë

Publikuar më: 12:05 19-03-2019

Momente të pakëndshme sot për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë vizitës në universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Disa studentë i kanë zënë ‘pritë’ Lleshit në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.

‘Truprojat e tua po na dhunojnë, unë jam student dhe kam të drejtë që të protestoj. Ju jeni qeveri ilegjitime, ti më ke helmuar mua’, shprehet një prej protestuesve.

Nga ana tjetër Leshaj i ka ftuar të komunikojnë nga afër.

“Kam unë disa pyetje zoti ministër. E para ke qenë këshilltar sigurie për kryeministrin në momentin që Shqipëria u mbush me kanabis. Çfarë këshillash i keni dhënë kryeministrit rreth çështjes së kanabizimit të vendit?

E dyta pse po përdoret lëndë toksike gjatë protestave? E treta pse truprojat tuaja po ushtrojnë dhunë ndaj nesh?”, iu drejtua një student ministrit.

Më pas Lleshaj është futur në ambientet e universitetit ku ndodhej edhe kryetari i Bashkisë Vangjush Dako. Studentët kanë dashur të hyjnë brenda Universitetit por nuk janë lejuar nga policia.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668