INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e huaj në Shqipëri! Historia e 20 vjeçares jordaneze [VIDEO]

Studentët e huaj në Shqipëri! Historia e 20 vjeçares jordaneze [VIDEO]

Publikuar më: 14:07 20-11-2018

Një e re nga Jordania ka zgjedhur të studiojë në vendin tonë. Ajo tregon për IN News arsyet: “Unë lëviza nga vendi im për të ardhur këtu sepse Shqipëria mu duk një zgjedhje më e mirë. Ekonomikisht Shqipëria ëshë më e lirë për të vazhduar studimet, gjithashtu dhe ka programe studimi më të mira se Jordania. Dhe kështu më pëlqeu”.

E reja u pyet se a do ta zgjidhte Shqipërinë si një vend për të jetuar apo punuar?

"Nuk shoh ndonjë problem në të jetuarin në Shqipëri, më duket një vend i vogël i cili po zhvillohet,” tha për IN News 20 vjeçarja.

Kjo është 20-vjeçarja Tuka Rrahmani, e cila ka nisur studimet në Tiranë për inxhineri elektronike. Si kjo e re janë me mijëra të huaj që studiojnë në vendin tonë. Pavarësisht se një pjesë e të rinjve shqiptarë gjithnjë e më shumë po synojnë universitetet e Europës për të studiuar, ka të rinj nga vendet e tjera që vijnë për të studiuar në Shqipëri. Kush prej çmimeve të lira dhe të tjerë për shkak se në shtetet e tyre nuk ka universitete cilësore.

Sipas statistikave në vitin 2017-2018 në Shqipëri nisën studimet e larta afërsisht 2000 të rinj kryesisht nga Kosova, Italia dhe Mali i Zi. Ndërsa më pak vijnë nga shtete të tjerë.

Më konkretisht studimet e larta në vendin tonë po i ndjekin afro 630 studentë nga Kosova, 482 nga Italia, 253 nga Mali i Zi. Pjesa tjetër janë nga Presheva, Turqia, Greqia, Bujanovci, nga vende të tjera jashtë Europës dhe nga Bullgaria. Studentët e ardhur nga Italia dhe Turqia i vazhdojnë studimet në universitete jopublike në Shqipëri, ku mësimdhënia është në gjuhën angleze ose italiane, për arsye se ata paguajnë më lirë për të njëtat programe si në vendet nga të cilat mbërrijnë. Ndërsa në ato publike ka më shumë studentë nga Kosova.

 

Article Logic
Execution time: 0.003737211227417