Protesta e studentëve vijin. Edhe pse tashmë janë zhvendosur nga bulevardi kryesor i kryeqytetit drejt un iversiteteve të tyre, bojkoti i mësimit ka vijuar.
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë janë mbyllur brenda mjediseve të universitetit të tyre, duke bllokuar derën dhe hollin e jashtëm. Ata kanë vendosur banka dhe karrige për të bllokuar hyrjen në universitet, duke mos lejuar askënd të futet në klasa.
Ata shprehen të vendosur për të qëndruar aty deri të dielën. Studentët bënë me dije se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.