INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e juridikut thirrje dekanit: Shty sezonin! Mos penalizoni...

Studentët e juridikut thirrje dekanit: Shty sezonin! Mos penalizoni...

Publikuar më: 12:50 10-02-2019

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë drejtuar një kërkesë dekanit Artan Hoxha, ku i kanë parashtruar 6 pika që pasqyrojnë problematikat e tyre.

Ata kanë kërkuar shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si dhe zëvendësimin e këtyre orëve. Po kështu kanë kërkuar shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumentet për bursë dhe për përgjysmimin e tarifave.

Një nga pikat ka të bëjë dhe me mospenalizimin e studentëve protestues. Po kështu ata kanë kërkuar që dekani të përcjellë në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 në ligjin për arsimin e lartë.

Letra e plotë e studentëve:

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.

Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)

Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.

Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.

Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879