INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e nisin vitin akademik me protesta, ja kërkesat e tyre ndaj qeverisë!

Studentët e nisin vitin akademik me protesta, ja kërkesat e tyre ndaj qeverisë!

Publikuar më: 12:34 02-11-2020

Studentët janë duke protestuar sot në 3 pika të ndryshme të kryeqytetit, një pjesë te kryeministria, një pjesë te Ministria e Arsimit dhe një pjesë tjetër pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kundërshtojnë vendimin e dhënë nga qeveria që mësimi të jetë tërësisht online.


Një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.

Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qirave

Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online

Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri online e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid.

Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtrim të rasteve ditore, është bërë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke "penalizuar" edhe universitetet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998