INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e Prishtinës ''marrin krah'' nga shqiptarët, ngrihen në protestë

Studentët e Prishtinës ''marrin krah'' nga shqiptarët, ngrihen në protestë

Publikuar më: 09:36 11-01-2019

Edhe studentët kosovarë janë ngritur në protesta. Mediat në Kosovë, rapotojnë se studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në protestë, duke kërkuar më shumë të drejta në shkolla, por dhe i drejtuan disa kërkesa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pjesëmarrësit në marshin protestues thanë se nuk e duan lirinë e lëvizjes për të ikur nga Kosova dhe as bërë punë të rënda, por për të treguar talentin e tyre, për të studiuar dhe për të fituar përvoja të reja, me të cilat do të ndihmonin zhvillimin e vendit të tyre.
Ndryshe nga 24 dhjetori, kur studentët marshuan nga kampusi universitar deri te Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, këtë herë, studentët u ndalën te hapësira në mes ndërtesës së Qeverisë dhe ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Kështu, ata i bënë fajtorë për mungesën e liberalizimit edhe drejtuesit e këtyre dy institucioneve dhe përfaqësuesit politikë në Kuvendin e Kosovës.
Në fund, ata krijuan një rreth me flamuj të vendeve që lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, duke mbajtur në dorë edhe një baner me mbishkrimin “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?".

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943