Rebelimi i disa ditëve më parë i pedagogeve të Forumit për Liritë Akademike deri në hyrjen në grevë është mbështetur nga shumë studentë. Madje disa studentë, pasi renditën për kameran e IN Neës të njëtjat probleme që dhe profesorët kanë ngritur që lidhen me kushtet në auditorë thonë se për këto arsye do të bashkohen me profesorët e tyre nëse bëhet grevë.
“Do t’i bashkohem grevës. Kushtet e tavolinave dhe karrigeve janë të këqija, ngrohje kanë vetëm sallat leksionve të seminareve jo,” tha një student.
“S’kemi auditorë, po presim të lirohet salla,” vijoi një tjetrë student.
Vetëm pak prej tyre nuk janë dakort me grevën prej frikës se mos iu ndërpritet mësimi dhe nis sezoni i provimeve e kanë hall se mos ju digjet viti akademik.
Po gjasat janë që profesorët të nisin protestat dhe grevën pas datës 10 mars, pasi të paktën deri në këtë datë Ministria e Arsmit, Nikolla do t’ju japë përgjigje kërkesave të tyre, por që vështirë të jetë pro, pasi në një takim me shefin e qeverisë ata nuk morrë aspak mbështejen, por përkundrazi morrën "shuplaka".