Studentët kanë njoftuar për një protestë mbarë kombëtare. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe do t’i drejtohen kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre.
Në mënyrë simbolike studentët i kanë vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Kurse studentët e tjerë kanë vënë drynin tek Fakluteti Ekonomik në Tiranë
Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore, ndërsa të rinjve të formumeve politike do t’ju ndalohet të flasin.
Në ditën e 14 të protestët studentët thanë se do vazhdojnë deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Mësohet se janë nisur nga rrethet e vendit dhe qindra studentë.