Fotografët e Parlamentit kanë pikasur disa momente të hyrjes së deputetëve në Parlament, në një kohë që para portës kishte mijëra studentë që ishin duke protestuar.
Deputetët kanë shmangur hyrjen kryesore, aty ku ishin protestuesit, duke hyrë në Parlament të pashqetësuar nga porta anësore.
Socialistët sot në Parlament, me radhë veç çështjeve të tjera prekën dhe protestën e studentëve, duke thënë se ata janë në të drejtën e tyre. Por siç thotë dhe kryeministri Edi Rama duhet të dialogojnë.