Disa studentë nga Mali i Zi janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës së bashku me autobusin e tyre pasi kanë rrefuzuar të paguajnë faturën në një restorant.
Studentët malazezë kanë mbërritur në Shëngjin për të drekuar por pasi kanë mbaruar kanë rrefuzuar të paguajnë faturën e ushqimit që kanë konsumuar dhe janë konfliktuar me stafin e restorantit.
Pas shoqërimit në polici ata kanë provokuar sërish duke ngritur tre gishtat nga brenda autobusit që ndodhet në komisariatin e Lezhës.