Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të 15. Ndërkohë që vetë studentët kanë vendosur që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.
Njoftimi i studentëve:
"Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty për të vënë me shpatulla pas murit të gjithë bashkëfajtorët e këtij sistemi Arsimor! Korpusi është godina e parë universitare e ngritur, pra përfaqëson UT nga e cila dolën të gjithë universitetet e tjera. Aty duhet të jemi të gjithë më të bashkuar se kurrë për të çuar zërin tonë në veshin e të gjithë FAJTORËVE!”.
Ndërkohë të tjerë studentë kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun "Rama nuk je i mirëpritur".