INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët mësynë në WhatsApp-in e Ramës: Brenda janarit do merrni më shumë se çfarë kërkoni

Studentët mësynë në WhatsApp-in e Ramës: Brenda janarit do merrni më shumë se çfarë kërkoni

Publikuar më: 10:44 09-01-2019

Kryeministri Edi Rama ka marrë pafund mesazhe nga studentët, të cilët i kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Ai ka kthyer 3 përgjigje në rrjetin e tij sociale Twitter, ku shprehet se gjatë muajit janar do të publikohet paketa e plotë e Paktit për Universitetin, që siç thotë ai, tejkalon kërkesat e artikuluara nga studentët.


Më poshtë 3 përgjigjet e Ramës për studentët


1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë ëhatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s'kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë.

2/ E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave.

3/ Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824