INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët në grup i thonë Ramës ‘BOLL’, firmos 8 pikat dhe largohen nga takimi

Studentët në grup i thonë Ramës ‘BOLL’, firmos 8 pikat dhe largohen nga takimi

Publikuar më: 11:37 19-12-2018

Kryeministri Rama ndodhet në Universitetin e Vlorës dhe po mban një takim me studentët. Takimi nisi me kundërshti të studentëve por dhe nervozizëm nga ana e Kryeministrit. Me pas një grup studentesh u larguan nga salla duke thirrur: Ministrja e shefit vet, mesatarja 5.8. 

Studentja1:
“Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë. Ju marrësi thoni vetëm : PO ose JO!”
Studenti 2:
“Të kemi votuar por ju mënyra si po silleni është jo korrekte. Ne presim përgjigje për 8 pikat, mos kërkoni asgjë tjetër nga ne. Ne kemi këtë qëndrim dhe po ikim nga ky takim. Mund të çohen të gjithë studentët dhe të ikin”.
Studentët largohen nga salla por kjo ka nxehur jo pak shefin e qeverisë.
Edi Rama:
“Kush nuk do të dëgjojë të largohet ok. Kush nuk do le të largohet. Ok”.
Studentët:
“Ska negociata”.
Edi Rama:
“Dakort. Dakooortttt. E duam Shqipërinë si gjithë Europa, vetëm në Europë nuk ndodh kjo. Vetëm Europë nuk është kjo”.
Ndërsa për sa i përket protestës së studentëve, kreu i qeverisë tha se jo vetëm e ka mirëkuptuar por e ka cilësuar dhe shuplakë ndaj qeverisë së tij.
Edi Rama:
“Të mos hyjmë me batuta se e dini kush fiton. Si e kam keqkuptuar unë protestën, në çfarë forme? Duke thënë se kjo protestë është një shuplakë për qeverinë, dhe jo vetëm që nuk e ka keqkuptuar por e kam kuptuar me mirë se ajo vajza. Unë nuk do i lë fajin asnjë njeriu”.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941