INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN TV në terren, studentët në shesh: Presionet me lënie në klasë nuk na ndalin [VIDEO]

IN TV në terren, studentët në shesh: Presionet me lënie në klasë nuk na ndalin [VIDEO]

Publikuar më: 16:11 07-01-2019

Auditoret në universitetet publike ishin sërish bosh në këtë ditë të parë të shkollës, pas pushimeve të festave të fundvitit. Studentët u bashkuan në protestë përballë Kryeministrisë, e ku 8 kërkesat e tyre janë të panegociueshme për ta. Protestës së studentëve në Tiranë ju bashkuan edhe ata në rrethe, ndërkohë dyert e fakulteteve u gozhduan apo iu vendos kyçi nga vetë studentët protestues. Ditët e pushimit duket se ka qenë një kohë që ka punuar kundër studentëve, teksa për IN News ata flasin për presione të organizuara. 

“Pushteti po i përdorë dhe po i vë në punë të gjitha mekanizmat e tij represivë si, dekanët që i bëjnë thirrje studentëve të kthehen në mësim, pedagogë që kërcënojnë me lënie në klasë”, shprehet një student.

E përkundër saj, ata janë të vendosur të vijojnë protestën me bojkot dhe me qëndrim në shesh. “Ka ide të ndryshme. Disa thonë të bojkotohet, të tjerë të dalim përditë në shesh”, thotë studenti.
“Protesta do të jetë paqësore, siç ka qenë në ditët e para të saj, do të ketë frymë lirie”, thotë një tjetër.

Këtë të hënë protestës së studentëve përballë zyrës së kryeministrit Rama iu bashkuan edhe studentë të Kosovës. “Kemi ardhur t’u japim mbështetje morale për shkak se studentët gjithmonë duhet të jenë të bashkuar që të arrijnë suksesin dhe t’i kenë gjërat themelore të tyre për të pasur një studim të mirë”, thotë një student i Kosovës. “Këta kërkojnë kushte minimale të cilat duhet t’i kenë patjetër. Nuk kërkojnë diçka të madhe. Nuk e di pse bëhet kaq e komplikuar situata kur gjërat janë kaq të thjeshta”, shprehet një tjetër student i ardhur nga Kosova.

Tashmë pjesëmarrja në protestën e studentëve është zgjeruar. Në mbështetje të studentëve, edhe pse në temperatura të ulëta, kanë dalë dhe minatorë. “Edhe sot kam dalë në mbështetje të studentëve, edhe për pensionet e minatorëve që janë qesharake”, u shpreh një minator.

Mësimi është bojkotuar edhe në Universitetin e Korçës, ndërsa në atë të Elasanit studentët janë ndarë të ndarë në dy grupe, një në protestë dhe një tjetër në mësim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662