Studentët janë në ditën e tyre të 10 përpara Kryeministrisë teksa kërkojnë me ngulm dhe me çdo kusht që të plotësohen kushtet e tyre, që janë 8 pika.
Ata kanë lajmëruar për një protestë mbarëpopullore nesër. Protesta e tyre do të përqëndrohet përpara godinës së Kryeministrisë. Të gjithë studentët do të mblidhen nëpër fakultetet e tyre nga ora 8:30-9:30 për t’u bashkuar më pas te Kryeministria.
Mendohet se do të jetë një protestë e madhe, ku të pranishëm s’do jenë vetëm studentë, por qytetatarë të tjerë të moshave të ndryshme.