Në ditën e 12 të protestër Kryeministri Edi Rama ju bën sërish thirrje për dialog studentëve.
Rama ka publikuar në Instagram një foto të studentëve në SHBA, ku sipas kryeministrit pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t'i ulin në tryezë autoritetet.
"Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t'i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme", shkruan Rama.
Ndërkaq, studentët janë mbledhur sot sërish para Kryeministrisë në ditën e 12-të të protestës së tyre. Ndërsa ditën e nesërme kanë paralajmëruar protestë masive.