INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët rikthehen para Ministrisë së Arsimit: Nesër do të jemi shumë më shumë...

Studentët rikthehen para Ministrisë së Arsimit: Nesër do të jemi shumë më shumë...

Publikuar më: 11:25 22-05-2019

Studentët i rikthehen sot protestës së tyre. Ata janë grumbulluar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave. Të rinjtë kanë thyer xhamat e ministrisë, kanë hedhur tymuese dhe ndezur zjarr.

Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor", tha një prej studentëve për mediat.

" Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

Sot studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, të cilat i lexoni më poshtë:

1-Reduktimi 50% i tarifës së masterit 
2-Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura 
3-Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët. 
4-Rankimi i programeve të studimit 
5-Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë. 
6-Reforma e kurrikulave mësimore. 
7-Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publikm me maturantët. 
8-Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor. 
9-Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj. 
10-Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit. 
11-Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%. 
12-Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik. 
13-Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës. 
14-Rritja e pagave të pedagogëve.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627