Studentët janë ndarë në dy grupe këtë të hënë. Deri tani studentët ishin vendosur para Kryeministrisë, ku kanë marrë fjalën dhe kanë bërë thirrje që të plotësohen 8 kërkesat e tyre.
Aktualisht, një grup vijon të qëndrojë para Kryeministrisë, ndërsa një grup i dytë është drejtuar tek Zogu i Zi. Ata do të bllokojnë rrethrrotullimin, duke pamundësuar lëvizjen e mjeteve.
Studentët që kanë qëndruar tek Kryeministria thonë se kërkesat duhet t’i realizojë qeveria, e për këtë arsye ata nuk kanë pse të lëvizin prej aty.
Ndërsa të tjerët, që shkuan tek Zogu i Zi mendojnë se përshkallëzimi i protestës është një formë presioni, me synimin plotësimin e 8 pikave.