Menduam se studentët kishin rënë në qetësi. Por, jo disa nga ta janë ngritur sërish në protestë. Nëse në dhjetor ato nisën nga Tirana dhe u përshkallëzuan më tej dhe në rrethe, sot kanë nisur nga Korça. Studentët e universitetit “Fan Noli”, kanë bojkotuar mësimin. Burime për Top Channel raportojnë se studentët që marrin dije në Korçë kanë bojkotuar për rreth një orë mësimi. Sipas tyre kjo është një shenjë paralajmëruese për drejtuesit e Universitetit dhe qeverinë. Ata thonë se “Pakti për Universitetin”, i lançuar më herët nga kryeministri Rama nuk po zbatohet.
“Pakti nuk është efektiv. Studentët nuk kanë pasur përfitime”, u shpreh një student. Në fakt ishte ky pakt që bindi shumicën e tyre që të ndërprisnin protestat masive të dhjetorit të 2018, po me sa duket moszbatimi i paktit i ka zemëruar dhe i ka detyruar të rinisin protestën.