Pas rasteve të ngacmimeve seksuale të bëra publike ditët e fundit në media, studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë mobilizuar duke u ngritur në protestë.
Ata u mbledhën para komisariatit të policisë në Shkodër.
Të rinjtë u ulën për disa minuta në tokë duke bllokuar hyrjen e komisariatit, ndërkohë që kanë kënduar himnin kombëtar dhe këngë të tjera patriotike.
Studentët mbanin në duar edhe parullën me mbishkrimin: “Prostitucioni, stop dhunës, përdhunimit”.
Kujtojmë se ngjarja në Kavajë rasti i 13-vjecares, denoncimi ndaj policit të Gruemirës, por edhe një tjetër polic që dyshohet se ka ngacmuar studente brenda fakultetit të Shkodrës kanë qënë cështje që kanë tronditur së fundmi opinionin public.