INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët shqiptarë paguajnë 5 herë më shumë se ata të vendeve të BE për studime

Studentët shqiptarë paguajnë 5 herë më shumë se ata të vendeve të BE për studime

Publikuar më: 15:27 30-01-2018

Tarifa e studimit në universitet publike është një nga pikat më të sulmuara nga studentët dhe opozita, të paktën prej 3 vitesh. Por sa real është shqetësimi i studentëve për nivelin e lartë të tarifave të studimit, veçanërisht ato të masterit? Një raport të publikuar së fundmi nga organizata qendra qytetare behet krahasimi i tarifave të universiteteve publike me ato të vendeve të bashkimit europian. Si shembull janë marrë tarifat studimore të nivelit master në universitet publike. Në raport thuhet se studentët shqiptarë paguajnë disa herë më shumë në vit për studimet e tyre, krahasuar me studentet e vendeve evropiane. Kushti tarifat e studimit të nivelit mastër në vendin tonë variojnë nga 1500 deri në 2400 euro në vit. Por në vendet e bashkimit evropian këto shifra janë shumë herë më të ulëta. Në universitet publike të vendeve të BE tarifat vjetore të studimeve në mastër variojnë nga 100 deri në 600 euro në vit. Madje duke lënë pa përmendur këtu rastet e vendeve si Gjermania ku studimet janë falas apo i Danimarkës ku shteti të mbështet financiarisht studentin nëse vendos të studiojë në programin master.
Tashmë kur studentët po përballen me kushtin për pagesat e masterit, në të kundërt ata humbin të drejtën për të dhënë provimet, ata i janë rikthyer protestave. Ata kanë paralajmëruar protesta në vazhdimësi, por kanë marrë edhe mbështetjen politike të partive opozitare.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127