Studentët në mënyrë simbolike i kanë vendosur sot drynin universiteteve, në shenjë mostërheqjeje nga kërkesat e tyre sa i përket tarifave.
[Dera e Universitetit Politeknik të Tiranës]
Studentët sërish sot kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë.
[Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në marshim drejt Ministrisë së Arsimit]
Kjo është dita e tretë kur studentët e Universitetit të Tiranës dhe të Politeknikut kërkojnë anulimin e një vendimi të qeverisë që detyron ata të paguajnë tarifën vjetore përpara datës 15 dhjetor dhe pagesë për kreditet për lëndët e mbatura.
Ditën e djeshme në protestë dolën dhe studentët të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërsa sot daljen në në protestë e kanë paralajmëruar edhe të studentëve të Universitetit të Durrësit dhe të Korçës.
Sipas paralajmërimeve të bëra ditën e djeshme, studentët fakulteteve publike të Tiranës këtë të enjte do të mblidhen sërish në oborret e fakulteteve të tyre e më pas do të marrshojnë për t’u bërë të gjithë bashkë në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit.