Studentët kanë lajmëruar se protesta e ditës së shtunë do të jetë mbarëkombëtare. Ajo do të përqëndrohet përpara godinës së Kryeministrisë. Mendohet se do të jetë një protestë e madhe, ku të pranishëm s’do jenë vetëm studentë, por qytetatarë të tjerë të moshave të ndryshme. Studentët vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me Kryeministrin Edi Rama pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri. Studentët i kërkuan kryeministrit Rama që të mbledhë Kuvendin, ndërkohë që ai vazhdon të këmbëngulë për nje dialog mes tyre.