INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët vuajnë nga depresioni/ Studiuesit në alarm: Rritje e frikshme e sëmundjeve mendore

Studentët vuajnë nga depresioni/ Studiuesit në alarm: Rritje e frikshme e sëmundjeve mendore

Publikuar më: 15:26 12-02-2018

Për shumë persona periudha e universitetit konsiderohet si periudha më e bukur e rinis, mirëpo kjo periudhë lirie dhe vendimtare ka nisur të shkaktoj ankth dhe depresion tek të rinjtë.
Sipas një studimi të fundit nga qendra e raportimit të shëndetit mendor dhe kolegjial 1 në 5 student kërkon ndihmë për trajtimin e ankthit dhe depresionit.
Të dhënat e raportit paraqesin një rritje alarmante të sëmundjeve mendore tek grupmoshat e reja.
Specialistët shpjegojnë se në përhapjen e këtyre çrregullimeve mendore tek grupmoshat e reja ndikojnë shumë faktorë.
Përdorimi i tepërt i mediave sociale nxit një konkurrencë mes jetës së vërtetë dhe jetës virtuale, shumica e studentëve jetojnë më shumë në jetën virtuale se sa atë reale.
Një tjetër faktor është dhe varësia ndaj telefonit celular i cili shoqërohet me pagjumësi, stres dhe ankth.
Megjithatë këto nuk janë të vetëm komponent të cilët po shkaktojnë depresion tek të rinjtë, përdorimi i drogës, duhanit, alkoolit, konkurrenca dhe problemet financiare konsiderohen po aq fajtorë për shkatërrimin e shëndetin mendorë të të rinjve.
Presioni i jetës dhe depresioni në shumë raste kanë dhe fund fatal për jetën e të rinjve.
Një studimi universitetit të Mançesterit zbuloi se në vit kryhen 75 vetëvrasje tek studentet nën 25 vjeç dhe vetëflijimi kryhet ne muajt prill dhe maj , që përkojnë me muaj provimesh.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891