“Studenti” ka fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Ky është aktiviteti i dytë për nga rëndësia, pas kampionatit që organizon Federata Shqiptare e Volejbollit. Në finale “Studenti” ka mundur Teutën me rezultati 3-2.
Fitorja e skuadrës kryeqytetase ka qenë tepër e vështirë pasi volejbollistët durrsakë kanë rivalizuar deri në fund.
Trajneri i “Studenti”-t Ylli Tomorri ka përgëzuar kundërshtarin për lojën e fortë që tregoi në fushë. Ndërsa trajneri i “Teutës”, Leonard Marangoni, ka shprehur keqardhjen për këtë trofe të humbur.
“Studenti” e fiton Kupën e Shqipërisë për të 13 herë radhazi dhe për të 17 herë në historinë e kësaj kupe.