INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti që fitoi bursë gjermane mes 1500 kandidatëve, Lulzim Zela kërkon ta bëjë Shqipërinë më ekologjike

Studenti që fitoi bursë gjermane mes 1500 kandidatëve, Lulzim Zela kërkon ta bëjë Shqipërinë më ekologjike

Publikuar më: 11:25 19-09-2016

Studenti i talentuar Lulzim Zela dëshiron të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në Shqipëri.

Qëllimi i tij është të luftojë ndotjen në Shqipëri me koncepte inovative dhe një dozë të lartë ekspertize. Për të arritur të vetëkualifikohet në mënyrë që të ndihmojë vendin, ai po ndjek një internship ëk ricikluesit Laemmlee në Furamooser. Iniciativa e Zelës ka tërhequr vëmendjen e sajteve gjermane, të cilat kanë shkruar për të. Studenti 23 vjeçar ka deklaruar për to se “Njerëzit në Shqipëri vuajnë nga barra e mbeturinave që është në rritje dhe ndotjen ekstreme të ujit. Ne duhet të veprojmë, edhe për brezat e ardhshëm”. Ai shton gjithashtu se nuk duhen vetëm fjalët, pasi duhet vepruar sa më shpejt. Djali i një ish-fermeri ka studiuar për 3 vite në Universitetin Bujqësor të Tiranës për inxhinieri mjedisi, të cilën do ta mbyllë këtë vit.

Si mbështetje krahas trajnimit akademik, ai është në kërkim të përvetësimit të mundësive praktike dhe proceve inovative për t'i vënë në dobi të vendit tonë. Zela kërkon të përvetësojë këto njohuri që t’i vendosë në praktikë në Shqipëri. Për këtë arsye aplikoi në Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane për një bursë, në të cilën ishte një nga 57 fituesve nga 1500 aplikantët totalë. Ai u zgjodh për internship në kompanitë e suksesshme gjermane, dhe përfundimisht shkoi në Lämmle Recycling GmbH Füramoos. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Stefan Laemmle u shpreh i lumtur që të ndihmonin Zelën me ekspertizën e tyre për të bërë kështu një kontribut të rëndësishëm mbi mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimit të teknologjisë mjedisore në Shqipëri. Një hap i rëndësishëm përpara për të talentuarin Lulzim Zela dhe një shpresë e re për një Shqipëri më të pastër dhe të shëndetshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941