INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti Ramës, Je mashtruesi më i madh, i lumtur nëse sot nuk PUSHKATOHEM

Studenti Ramës, Je mashtruesi më i madh, i lumtur nëse sot nuk PUSHKATOHEM

Publikuar më: 16:46 19-12-2018

Shpërthimet e studentëve kanë qenë nga më të fortat këtë të mërkurë në Vlorë gjatë takimit me Kryeministrin. Takimi i kryeministrit Rama mbi 8 pikat e vendosura nga studentët ka prodhuar plot debate dhe nxori mjaft kontradikta gjatë gjithë kohës, për shkak se studentët që morën fjalën, në shumicë dërrmuese u shprehën pa doreza. Një student u ngrit në sallë dhe i tha Ramës paraprakisht që ta shikonte në sy se çfarë do t’i thotë.

Studenti:
Unë po e nis dialogun duke të thënë përpara fytyrës që jeni mashtruesi më i madh i këtij vendi.
Kur ishit i aftë t’i mbyllnit gojën Bashës, ça jemi ne studentët. Ju thoni hajde dialogojmë, që të na mbyllni gojën. Këto 8 pika jetike të plotësohen. Nuk negociohet për gjëra jetike, bazë. Nëse ju një nga këto të 8-at e plotësoni, atëherë ulemi flasim. Ne nuk jemi dele, jemi studentë. Nuk më pëlqejnë këto shfaqje të ndyra, por ne jemi studentë dhe i kuptojmë shumë mirë gjërat se si janë dhe nuk na gënjen dot. Ne nuk kemi frikë nga ty edhe pse jeni i forti i këtij vendi, edhe pse prindërit tanë i keni frikësuar deri në palcë. Megjithatë do ndihem i lumtur nëse nuk më pushkatojnë pas kësaj që ju thashë sepse ju e keni kthyer komunizmin në këtë vend! Faleminderit që më patë në sy dhe më kuptoni shumë mirë se çfarë po them.”
Edi Rama:
“Rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh dhe ta fyesh tjetrin është rrugaçëri. Mashtrues e kam dëgjuar dhe unë nga ata që dëgjon ti. Është për të ardhur keq për ata që i votojnë.
Ti do rrosh një mijë vet, unë ta kam merakun ty se për mua rron 1 mijë vjet”.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047