INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti shqiptar i mjekësisë pëson atak pak para provimit

Studenti shqiptar i mjekësisë pëson atak pak para provimit

Publikuar më: 17:40 25-09-2018
Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën pas një ataku në zemër pak minuta para se të hynte në provim. Leutrim Gjini nga Suhareka ishte student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ndarja e 23-vjeçarit nga jeta është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Myrvete Paçarada. Studenti kishte pësuar atak kardiak pak momente para se të futej në provim tek lënda e Gjinekologjisë, ka treguar Paçarada në një prononcim për mediet. Leutrim Gjini ndërroi jetë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pas dhjetë orësh përpjekje për ta rikthyer në jetë nga mjekët.
Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705