Një student i shkencave kompjuterike është shpërblyer nga rrjeti social Instagram pasi ndihmoi në përmirësimin e këtij të fundit.
Benjamin Gecaj, një student i vitit të parë me origjinë nga komuna Skënderaj në Kosovë ia ka dalë që të gjejë gabime dhe mangësi në ruajtjen e sigurisë së përdoruesve në Instagram. Këto gabime ai i ka raportuar tek kompania e njohur botërisht, e cila ka falenderuar Gecaj për ndihmën e tij duke e shpërblyer me plot 25 mijë dollarë. Vetë Gecaj mësohet të ketë thënë se “Për disa muaj rresht kam testuar mangësitë dhe gabimet e Instagram-it dhe kam raportuar tek kompania, me ç’ rast si kundërpërgjigje ata më aprovuan testimet, si dhe më kanë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme të të hollave, që pres t’i marrë ditëve në vazhdim”.