INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti u shpall i vdekur 12 vite më parë, ishte rrëmbyer për t'i mësuar anglisht Kim Jong-un! [FOTO]

Studenti u shpall i vdekur 12 vite më parë, ishte rrëmbyer për t'i mësuar anglisht Kim Jong-un! [FOTO]

Publikuar më: 09:29 24-10-2016

Në Korenë e Veriut çudirat nuk mbarojnë kurrë.

Familja e një studenti kolegji që u zhduk gjatë një udhëtimin në Kinë në vitin 2004 sheh një rreze të re shprese pasi një agjensi japoneze lajmesh raportoi se ai është rrëmbyer nga qeveria e Koresë së Veriut. David Sneddon u presupozua i vdekur pasi u zhduk në provincën Yunnan në Kinën perëndimore kur ai ishte 24 vjeç. Policia deklaroi se studenti i universitetit Brigham Young me shumë mundësi kishte humbur jetën gjatë ecjes malore në Tiger Leaping Gorge afër lumit Jinsha në 14 gusht të vitit 2004. Por ata kurrë nuk e gjetën trupin. Gjatë ditës së mërkurë Yahoo Neës Japan raportoi se Sneddon ishte pikasur në Korenë e Veriut ku dhe besohet se jeton. Mësohet se ai punon si një mësues anglishteje, si dhe ka një grua dhe dy fëmijë. Burimet bëjnë me dije se Sneddon ishte rrëmbyer nga operativë të Koresë së Veriut për t’i mësuar anglisht Kim Jong-un, i cili në atë kohë ishte trashëgimtar i diktaturës së vendit. Përfaqësues të shtetit të Utah kanë nxituar Kongresin Amerikan që të hetojë ngjarjen për t’i dhënë përgjigje familjes së David Sneddon.

davidsnedd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043