INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentja humb jetën duke pirë fostoksinë. Reagime të motrës dhe nënës të një ngjarje që të lë pa fjalë…[FOTO]

Studentja humb jetën duke pirë fostoksinë. Reagime të motrës dhe nënës të një ngjarje që të lë pa fjalë…[FOTO]

Publikuar më: 12:33 05-10-2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së martës në Qytetin Studenti. Një vajzë i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë, rreth orës 17:30. Viktima është 21-vjeçare me inicialet A.D nga qyteti i Fierit.
Një dëshmitare okulare ka dërguar dëshminë e saj tek Jetaoshqef dhe bën me dije se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Madje ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.
Sipas dëshmimtares duke dhënë shpirt i ati ka mundur ti thotë: “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”.
“Ndërkohë që po e hipnin në ambulance tashmë pa ndjenja vajzën, dëshmimtarja thotë se doktoresha i bërtiste shoferit “Ku ishe? Ku ishe? Sa here ti kam rënë telefonit”.
A.D studionte për ekonomik në Tiranë, ndërsa rrinte në godinën studentore 24-25.

IN TV u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast dhe e konfirmoi ngjarjen, por në lidhje me autoambulancën tha se ajo mbërriti vetm 10 minuta më vonë nga momenti që është marrë njoftimi. Pra sipas Ministrisë së Shëndetësisë telefonata është marrë rreth orës 17.15 dhe në ora 17.25 autoambulanca ka qënë tek Qytet Studenti.

Po sot motra e studentes së Ekonomikut tregon se ambulance nuk iu përgjigj në kokë pavarësisht pretendimit të Ministrisë. Ajo thotë se nëse ambulance do të kishte mbritur 5 minuta më herët motra e saj sot mund të ishte gjallë. Motra e të ndjerës shpreh dhe zhgënjim për mungesën e shërbimit duke folur e penduar që votën ia ka dhënë Ramës.
“Pavarësisht se mbështeta Rilindjen uroj që Rama të ndjejë dhimbjen që unë dhe prindërit e mi ndjejmë sot.
Motra kujton dhe fjalët e së ëmës në ato moment dramatike.
“Unë thirra ambulancën A….. Unë s’i haja gënjeshtrat A…. Si më gënjyen doktorët më thanë është gjallë, më nxorën zvarrë nga spitali kur ti kishe mbaruar o bijë, e gënjyen babin doktorët, s’na lanë as tu thonim mirëupafshim, na nxorrën përjashtë si qen, kërkonin lekë”, citohet të këtë thënë nëna.

 

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582