INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STUDIM: 25% e shtatëzanive ndërpriten me abort

STUDIM: 25% e shtatëzanive ndërpriten me abort

Publikuar më: 10:54 12-05-2016

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit Guttmacher një në katër shtatzënësi përfundojnë në abort çdo vit. Raporti i publikuar këto ditë tregon se rreth 56 milion aborte të detyruara ndodhin çdo vit.

 

Studiuesit pranojnë se shifrat gjatë 15 viteve të fundit janë përmirësuar ndjeshëm për sa i përket vendeve të zhvilluara, por ato që bëjnë treguesit negativë janë vendet e varfra.

Shkencëtarët kanë treguar se numri i aborteve të përvitshme është rritur nga 50 milion për vit gjatë 1990-1994 në 56 milion për vit gjatë viteve 2010-2014. Kjo lidhet padyshim dhe me dëshirën e familjeve moderne për të ulur numrin e pjesëtarëve të tyre.

Raporti vazhdon dhe nxjerrë në pah probleme me abortin në vendet e Amerikës Latine, ku një në tre shtatzënësi përfundon me abort, numër ky më i lartë se në çdo rajon tjetër. Gjithashtu duhet thënë se studimi tregon se ka pasur një rritje të lehtë në normat abortit në Evropën Perëndimore, gjë e cila, sipas studiuesve mund të jetë e lidhur me rritjen e grave që emigrojnë nga Evropa Lindore dhe me gjerë. 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883